E TRISHTË/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

23 June 2022, 13:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

Është ndarë nga jeta regjisorja Vjosa Berisha. Berisha vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.

Vjosa ka treguar se është diagnostikuar me kancer në vezore dhe pas operimit u trajtua me kimioterapi.

 


Video