“Për burra nuk vuajmë, bëhemi më seksi nga ...", Rudina Dembacaj motivon gratë: Merr një shok herën tjetër

23 June 2022, 18:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Për burra nuk vuajmë, bëhemi më seksi nga ...",
Rudina Dembacaj dhe partnerët e saj

Aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se një viti është martuar me ish-deputetin Mark Frrokun, pasi vendosi të ndahej nga ish-bashkëshorti, Alex, me të cilin ka edhe një vajzë, Viktoria.

Së fundmi, Rudina ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Njëra prej tyre kërkonte të dinte mendimin e aktores, se si ja ka dalë paragjykimeve si një nënë e divorcuar.

Rudina nuk ka hezituar t’i përgjigjet fanses së saj, ku ka ndarë eksperiencën e saj me të. Ndër të tjera ajo i tha ndjekëses se për burra nuk vuan kurrë, teksa e këshillon që burrin e ardhshmë mos ta marrë si i kaluari, por një shok.

“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar,” - shkruan Rudina Dembacaj.

 



Video