Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta apo siç njihet ndryshe si “DJ Dagz” prej disa ditësh ndodhen në Turqi ku po shijojnë pushimet si çift.
Mirëpo ditën e djeshme, një postim i këngëtares Beatrix Ramos ngriti dyshimet se Einxhel është shtatzënë pasi shkruante: "He rrusha, DJ Dagz – Einxhel, si kaluat mbrëmë? BEBEEEE BEBEE BEBIBEBIBEBEEEEE UUU”.
Së fundmi ka ardhur dhe përgjigjia nga Einxhel, ku replikon tek statusi dhe hedh poshtë dyshimet për një shtatëzani të saj.
"Hahahaha o jetaaaa kerkese te veshtire na keni ber Avash avash se ka pune punaa" shkruan Einxhel duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.
Gjithsesi, kujtojmë se Einxhel dhe Dagz janë shprehur më herët se janë gati të bëhen prindër, pasi dashuria e tyre rezultoi të ishte e fortë dhe reale.