Trump shkarkon më shumë se 20 ambasadorë!

22 December 2025, 21:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trump shkarkon më shumë se 20 ambasadorë!

Administrata Trump po largon shumë diplomatë karriere nga pozicionet ambasadoriale jashtë vendit, duke shënuar një tjetër lëvizje të rëndësishme në ristrukturimin e përgjithshëm të trupit diplomatik nga Departamenti i Shtetit.

Sipas CNN , më shumë se 20 diplomatësh të lartë janë njoftuar se duhet të largohen nga postet e tyre brenda muajit të ardhshëm.

Diplomatët u emëruan në ambasada anembanë botës gjatë mandatit të Biden, por ata janë diplomatë karriere, që do të thotë se kanë shërbyer për vite me radhë në shërbimin e jashtëm nën presidentët e të dyja partive.


Video