E FRIKSHME/ Protestuesit i PLAS molotovi tek këmbët! (Momenti kur merr flakë dhe largohet me vrap)

22 December 2025, 20:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E FRIKSHME/ Protestuesit i PLAS molotovi tek këmbët! (Momenti kur merr
Kryeministria

Një incident i frikshëm u regjistrua gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, kur një protestues u godit nga një molotov që shpërtheu pranë këmbëve të tij.

Personi u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap.

Siç shihet edhe nga fotot, ai fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërthye për pak sekonda.

Më pas ai është ngritur nga zjarri dhe për të shpëtuar, ndërsa koka i kishte marrë flakë.

Po ashtu, njëri prej efektivëve të policisë e ka shpëtuar duke i hedhur tymëse për fikjen e zjarrit.



Video