Buxheti shkakton debat në Parlamentin turk, përplasen fizikisht deputetët (VIDEO)

22 December 2025, 12:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Buxheti shkakton debat në Parlamentin turk, përplasen fizikisht

Deputetët turq janë përfshirë në një sherr të dielën në mbrëmje, gjatë ditës së fundit të debatit për buxhetin. Deputetët u përplasë fizikisht dhe shkëmbyen fyerje me njëri-tjetrin e cila zgjati rreth 10 minuta.

Deputetët e partisë në pushtet AKP u përplasën me kolegët e tyre nga Partia Republikane Popullore. CHP. Sherri filloi pas një debati të ashpër midis deputetit të AKP-së, Mustafa Varank, dhe nënkryetarit të të CHP-së, HKP, Gokan Gunaydin.

Sillni presidentin tuaj, ai nuk duhet të ketë frikë nga unë. Për fat të mirë, populli ynë e njeh shumë mirë historinë e Ozgur Bey. Fermerët që jetojnë në qytete të qeverisura nga komunat e CHP-së ende presin traktorët falas të premtuar nga Ozgur Ozel”, tha Varkan.

Gunaydin u përgjigj me forcë, duke akuzuar partinë në pushtet se po përpiqet të arrijë pikën më të ulët me deklarata luftarake.  Kryetari i Parlamentit Numan Kurtulmus pezulloi seancën ndërsa zyrtarët e sigurisë u përpoqën të ndanin deputetët që ishin të përfshirë në një përleshje.


Video