Marrëdhëniet diplomatike mes Turqisë dhe Izraelit janë në nivelet e tyre më të ulta historike, por sipas mediave turke, forcat e inteligjencës së të dy vendeve bashkuan forcat për të parandaluar një atentat ndaj biznesmenit izraelit Yair Geller.
Përpjekja e supozuar për vrasje, e cila në këtë rast përfshinte një ekip prej nëntë vetash mendohet se ishte si përgjigje e Teheranit ndaj vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh në vitin 2020, të cilën Irani ia atribuon Izraelit. Është e paqartë se cila është lidhja e Geller.
"Unë jam një biznesmen izraelit në Turqi me një kompani kërkimi dhe zhvillimi inxhinierik. Më informuan se iranianët po më gjurmojnë dhe po tentojnë të më vrasin", tha Geller për KAN në përgjigjen e parë për mediat izraelite për këtë histori.
Kompania e tij, CNC İleri Teknoloji, një furnizues i makinerive metalike për industrinë e automobilave, hapësirës ajrore dhe mjekësore, është i bazuar në Stamboll.
Celula iraniane e gjurmoi Gellerin dhe e fotografoi në shtëpinë e tij. Inteligjenca turke ishte në dijeni të lëvizjeve gjurmuese të bëra nga celula iraniane prej 9 vetash dhe thuhet se ndau informacionin me Mossad-in sapo aktiviteti i tyre po i afrohej statusit operacional.