
Izraeli bëhet vendi i parë në botë që mbyll ambasadën dhe tërheq nga Ukraina stafin e vet diplomatik mes raportimeve se Rusia do të sulmojë ushtarakisht vendin nga momenti në moment.
Ministria e Jashtme izraelit këshilloi gjithashtu qytetarët e saj që janë në Ukrainë që të konsiderojnë largimin, ose të paktën të shmangin "pikat e fërkimit" në lindje dhe jug të vendit si dhe këshilloi ata që planifikojnë të vizitojnë Ukrainën që të ndryshojnë planet e tyre.
Thirrja e Tel Avivit për evakuim pason një lëvizje të ngjashme nga SHBA, e cila ka paralajmëruar amerikanët që qëndrojnë në Ukrainë të largohen menjëherë.
Rusia ka mohuar vazhdimisht planet për të pushtuar Ukrainën, por SHBA grumbullimi i të paktën 100 mijë trupave në lindje dhe stërvitjet e njëkohshme ushtarake në Detin e Zi dhe në Bjellorusi sugjerojnë të kundërtën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka sugjeruar që SHBA-ja vazhdimisht duke hamendësuar mundësinë e luftës mund të kontribuojë në destabilizimin e Ukrainës dhe në rënien e ekonomisë së saj, duke u bërë në thelb një profeci vetë-realizuese.