Harta: ku janë të rreshtuara forcat e NATO-s në Europën Lindore

11 February 2022, 21:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Harta: ku janë të rreshtuara forcat e NATO-s në Europën
Trupat e NATO-s

 

Kërcënimi i një pushtimi të Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe mbrojtjes së SHBA-së dhe NATO-s në Europën Lindore.

NATO ka katër batalione në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që funksionojnë me rotacion. Secili prej batalioneve është i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania ose SHBA, dhe përmban trupa nga disa vende anëtare të NATO-s. Muajin e kaluar, Aleanca tha se të katërta batalionet “janë të forta dhe gati për luftë”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO është gjithashtu gati që të përforcojë edhe më tej prezencën e saj në Europën Lindore, duke dërguar trupa të tjerë në zonë.

Ndërkohë, SHBA ka bazat e veta në Lituani dhe Rumani, bashkë me disa baza në Poloni. Presidenti Joe Biden, javën e kaluar, aprovoi dërgimin e 3000 trupave shtesë në Poloni, Gjermani dhe Rumani.

Harta: ku janë të rreshtuara forcat e NATO-s në Europën
Harta

Aktualisht, NATO nuk ka trupa në Ukrainë dhe nuk ka në plan që të dërgojë trupa atje. Por, edhe pse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, Aleanca i jep këshilla strategjike këtij vendi.

Asete të tjera të NATO-s në rajon përfshijnë një sistem mbrojtës raketor në Rumani, e dizenjuar për të “kapur, gjurmuar, sulmuar dhe shkatërruar” raketat balistike në atmosferë. Një sistem i ngjashëm mbrojtës do të bëhet funksional në Poloni këtë vit.


Video