Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë është goditur nga policia gjatë një aksioni në Affori të Italisë.
Sipas medieve të huaja, grupi ishte i përbërë nga katër persona, mes të cilëve edhe një grua dhe merrej me trafikimin dhe shitjen e kokainës dhe heroinës.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se kokaina transportohej me autobus përmes kontakteve të anëtarëve të grupit në Shqipëri, ku e blenin me çmim të arsyeshëm, dhe më pas fshihej në disa apartamente të ndryshme në Itali.
Sipas hetimeve, ky grup ka arritur të shesë më shumë se 170 kilogram heroinë dhe kokainë.