I riu kapet në “shtëpi bari” në Angli, i lutet gjykatësit: Pranoj krimin! Thjesht më dëbo në Shqipëri

8 July 2023, 17:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I riu kapet në “shtëpi bari” në Angli, i lutet
Shqiptari Shkëlqim Makru

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një banesë në Abingdon të Anglisë.

33-vjeçari Shkëlqim Marku ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Fiat” e regjistruar në një qytet tjetër. Kjo ka tërhequr vëmendjen e policëve të cilët e kanë mbajtur nën monitorim për disa kohë, derisa e kanë përë të hyjë në banesë.

Në orën 02:00 pas mesnate, policia vendosi të bastisë banesën, ndërsa Marku u hodh nga dritarja por arratia e tij nuk zgjati shumë. Brenda banesës u zbuluan 300 bimë kanabisi.

Akuza i tha gjykatësit se Marku, i cili kishte që në moshën 15 vjeç që jetonte nëpër shtete të ndryshme të Europës dhe së fundmi ishte vendosur ilegalisht në Britani, se shtëpia ishte e mbushur në çdo cep të munshëm.

Ndërsa Marku e pranoi krimin, ai iu lut gjykatësit që të vendosë vetëm për dëbimin e tij në Shqipëri. Megjithatë togat e zeza vendosën ta dënojnë me 8 muaj burg.


Video