I spiunoi pronarja e shtëpisë, shqiptari dhe portugezi përfundojnë pas hekurave për tregti droge

7 July 2023, 18:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I spiunoi pronarja e shtëpisë, shqiptari dhe portugezi
Leon Meminaj dhe Pedro Gaspar

Dy të rinj, një nga Shqipëria dhe një tjetër me banim në Manchester, kanë përfunduar pas hekurave në Birtaninë e Madhe pasi janë kapur duke tregtuar drogë.

Ka qenë pronarja e banesës ku ata qëndronin me qira në Norëich ajo e cila ka telefonuar policinë. “Shtëpia ime është kthyer në një bazë për shpërndarjen e drogës”, u ka thënë ajo policëve.

Menjëherë forcat e rendit organizuan një aksion në banesë, që çoi në pranga 19-vjeçarin shqiptar Leon Meminaj dhe shokun e tij Pedro Gaspar, 21-vjeç me origjinë portugeze. Të dy u arrestuan gjatë një ndjekjeje pas tentativës për t’u arratisur nga çatia e banesës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti sasi kokaine, heroinë, para cash, një thikë si dhe tekstin e një kënge “rap” që fliste për shitje droge dhe vrasje me thikë.

Mbrojtja argumentoi se shqiptari Meminaj ishte vetëm 18-vjeç kur u përfshi në aktivitet të paligjshëm. Ai ishte larguar nga Irlanda dhe kishte përfunduar i pastrehë në Britani.

Ata u dënuan me nga tre vite heqje lirie në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit për të Rinjtë.


Video