Humbi jetën në aksident / Qindra shqiptarë e italianë përcjellin me lule të bardha 6-vjeçaren Leila Kurti, në varrim edhe shokët e klasës

6 July 2023, 19:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbi jetën në aksident / Qindra shqiptarë e italianë
Varrimi i 6-vjeçares Leila Kurti

Është përcjellë në banesën e fundit 6-vjeçarja shqiptare Leila Kurti, e cila humbi jetën pas një aksidenti tragjik me makinë në Bolonja.

Qindra qytetarë shqiptarë e italianë kanë marrë pjesë duke hedhur lule orkidea dhe zambakë të bardhë mbi arkivolin e bardhë të mbuluar me flamurin e Shqipërisë.

Prindërit e Leilës 6-vjeçare, Gentiani dhe Manjola kanë qenë të shokuar nga humbja e vajzës së tyre, ndërsa për organizimin e ceremonisë mortore janë angazhuar njerëzit e afërm.

Me tollumbace të bardha dhe rozë në duart e tyre, në varrim mbërritën edhe shokët e shoqet e klasës së Leilas, ku ajo kishte kryer katër vite arsim parashkollor.

Zia kishte pllakosur qytetin San Polo ku kaloi kortezhi i qindra qytetarëve të veshur me rroba të zeza, ndërsa lamtumirën e fundit ia dhanë edhe karabinierët e qytetit që morën pjesë në ceremoninë mortore.

Leila ndërroi jetë dy javë pas aksidentit në spitalin e Bolonjës. Ajo ishte duke udhëtuar me babain e saj drejt aeroportit, ku do të ktheheshin me pushime në Shqipëri, kur një makinë tip Audi dyshohet se hyri kundravajtje dhe i përplasi. Prokurori i Bolonjës ka hapur tashmë një hetim për zbulimin e fajtorit në aksident.

Humbi jetën në aksident / Qindra shqiptarë e italianë
Leila Kurti

Video