Rusët publikojnë pamjet e vilës së Prigozhin, brenda saj ka kishë, dhomë spitalore dhe depo armësh (Fotogaleri)

5 July 2023, 21:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusët publikojnë pamjet e vilës së Prigozhin, brenda saj ka
Zyra e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin

Mund të ngjajë si një skenë për xhirimin e filmit të radhës të James Bond, por në fakt janë pamjet nga brenda vilës së kreut të “Wagner”, oligarkut rus Yevgeny Prigozhin.

Pamjet janë publikuar pas kontrollit në autoriteteve ruse në zyrën dhe vilën e Prigozhin, dikur mik i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, dhe sot një “shënjestër” më tepër në listën e armiqve të pushtetit.

Rusët publikojnë pamjet e vilës së Prigozhin, brenda saj ka

Ajo që bie në sy është se vila e Prigozhin ka një dhomë të veçantë të përshtatur për trajtime mjekësore, një dhomë tjetër që është përshtatur në formën e një objekti fetar si dhe sigurisht, nuk mund të mungonin dhjetra armë zjarri.

Rusët publikojnë pamjet e vilës së Prigozhin, brenda saj ka

Përveç çantave me para dhe lingotave të arit, në një dollap, forcat speciale ruse kanë zbuluar edhe disa paruke.

Rusët publikojnë pamjet e vilës së Prigozhin, brenda saj ka

Mesa duket fotografitë kanë dalë në mediat ruse në tentativë për ta poshtërruar tashmë kreun e Wagner që ka gjetur strehim në Bjellorusi që pas revoltës së dështuar kundër Kremlinit.



Video