Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 39-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën në spital, shtatë ditë pasi u rrëzua nga një skelë teksa punonte.
Ngjarja ndodhi në zonën e Koumbe në Rethymno, ku 39-vjeçari, baba i dy fëmijëve mbeti i plagosur rëndë pasi ra nga një skelë rreth tetë metra e lartë.
Fillimisht ai u transferua në spitalin e Rethymno-s, por u gjykua i nevojshëm transferimi i tij në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit të Chanias.
Për fat të keq, shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.