Emisari i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka përfunduar sot vizitën në Beograd dhe takimin me presidentin Aleksandër Vuçiç.
Në përfundim të takimit, Lajçak ka thënë se me Vuçiç pati një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke nënvizuar edhe nevojën për zgjedhje të reja në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë.
“E vazhdova vizitën time me një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthimin në dialog. Takimi dhe vizita ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në Tëitter.
Lajçak u takua një ditë më parë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nga i cili kërkoi që Kosova dhe Serbia të rikthehen në tryezën e dialogut në Bruksel. Duke përmendur sanksionet ndaj Kosovës, Lajçak tha se nuk dëshironte që BE-ja të arrinte në atë pikë, dhe se tashmë duhet të bëhet çmos për t’u rikthyer si më parë.
I continued my visit to meet with @predsednikrs @avucic. We had an honest and open conversation on the way forward, including the need for new local elections with participation of K-Serbs and return to the Dialogue. The meeting and the trip helped to get clarity about next steps pic.twitter.com/2KQIGx88iK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 5, 2023