Policia në Greqi ka vrarë një emigrant sirian gjatë tentativës për t’u arratisur.
Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se policia greke është vënë në ndjekie të 20-vjeçarit sirian për disa minuta në zonën e Larisës.
I riu sirian ishte duke ngarë një makinë Nissan Navara të vjedhur kur i ka ikur policisë. Pas disa minutash ndjekie ai është përplasur dhe ka zbritur nga makina për t’u larguar me këmbë. Në këtë moment, një polic grek e ka qëlluar pas shpine duke e lënë të vdekur në vend.
Mediat greke, thonë se vrasja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Sakaq, janë po mediat greke që kanë publikuar “kartelën kriminale” të 20-vjeçarit sirian. Sipas tyre, siriani ishte i dënuar me 46 muaj burg nga një gjykatë për trafikim të paligjshëm të emigrantëve.
Mbetet ende e paqartë nëse kanë nisur procedurat për policin që e qëlloi për vdekje.