SHBA do dërgojë në Ukrainë municione thërrmuese, ja pse janë të rrezikshme

7 July 2023, 21:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA do dërgojë në Ukrainë municione thërrmuese, ja pse
Artileria ukrainase

Shtëpia e Bardhë thotë se ka vendosur të furnizojë ushtrinë ukrainase me municione thërrmuese (cluster).

Një zyrtar i lartë amerikan tha në kushte anonimiteti për “Reuters” se një pako municionesh është tashmë gati dhe mund të niset këtë të premte drejt Ukrainës. Armatimet e reja përfshijnë edhe municionet thërrmuese që mund të qëllohen nga artileria 155mm.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kundërshtuar dërgimin e këtij lloj municioni pasi konsiderohet si “jo-diskriminues” në fushën e betejës.

Municionet thërrmuese kryesisht janë predha të cilat shpërthejnë në ajër dhe shpërndahen në qindra pjesë duke targetuar një zonë të madhe. Shpesh, përdorimi i këtyre armatimeve në Siri shkaktuar vdekjen e civilëve të pafajshëm.

Municionet “cluster” janë të ndaluara nga më shumë se 120 shtete. Por për Ukrainën ky është një lajm i mirë, që mund t’i japë një shtysë kundërofensivës ndaj forcave ruse. Zyrtarë ukrainas kanë deklaruar se këto municione do të përdoren në zona ku nuk ka më popullsi civile.

Kjo paketë ndihme për Ukrainën kap vlerën e 800 milionë dollarëve, ndërsa që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të 2022, llogaritet se SHBA ka shpenzuar 40 miliardë dollarë në ndihma.


Video