Rama i bëri ftesë dy javë më parë, Abazoviç shprehet pro "Ballkanit të Hapur"

10 May 2022, 21:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama i bëri ftesë dy javë më parë, Abazoviç
Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

Kryeministri më i ri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç është shprehur pro nismën “Ballkani i Hapur”, një iniciativë të cilën shteti që ai drejton e ka refuzuar më parë. Ai i ka bërë thirrje edhe Kosovës që të marrë pjesë, pasi sipas tij, është pikërisht kjo e fundit që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

““Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale” ka thënë Abazoviç në një intervistë në Klan Kosova.

Kujtojmë se rreth dy javë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një ftesë zyrtare drejtuar Malit të Zi për t'iu bashkuar Ballkanit të Hapur në samitin e Ohrit.

"Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t'ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën, se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër, dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, ka qenë optimist ndaj kësaj nisme, por vjen Mal i Zi, Kosova, apo Bosnja,Ballkani i Hapur do të vijojë, të gjithë do vijnë një ditë, kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë", tha Rama


Video