Putin udhëzon qeverinë, bën gati kundër-sanksionet

3 May 2022, 13:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin udhëzon qeverinë, bën gati kundër-sanksionet
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka vendosur të reagojë ndaj sanksioneve të vendosura.

Ditën e sotme ai ka udhëzuar qeverinë që të përcaktojë, brenda 10 ditëve, një listë të subjekteve që i nënshtrohen sanksioneve hakmarrëse ruse. 

Dekreti me kundër- sanksione i nënshkruar nga presidenti rus ndalon kryerjen e transaksioneve dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj personave të huaj fizikë dhe juridikë që kanë rënë nën sanksionet hakmarrëse ruse.

Eksporti i lëndëve të para dhe produkteve nga Federata Ruse në subjektet e sanksionuara në Rusi është gjithashtu i ndaluar, sipas raportimeve të TASS.

 


Video