SHBA: Rusia po përpiqet të marrë Donetsk e Luhansk me referendum

3 May 2022, 09:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA: Rusia po përpiqet të marrë Donetsk e Luhansk me referendum
Lufta në Ukrainë

SHBA përsërit pretendimin se Rusia po planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk.

“Sipas raporteve më të fundit, ne besojmë se Rusia do të përpiqet të aneksojë Republikën Popullore të Donetskut dhe Republikën Popullore të Luhanskut, të ashtuquajtura, në Rusi. Raportet thonë se Moska ka plane të projektojë referendume për anëtarësim, diku nga mesi i majit”, u shpreh Michael Carpenter, ambasador i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në kryeqytetin ukrainas, vendasit kanë filluar rindërtimin. Zonat nga veriu i rajonit të Kievit u bombarduan dhe u pushtuan nga trupat ruse vetëm një muaj më parë. Pasi forcat ruse u tërhoqën, ekipet e urgjencës komunale dhe vullnetarët filluan të punojnë për të rivendosur shërbimet bazë si energjia elektrike, uji dhe gazi.

Danimarka bëhet vendi i parë nordik që rihap ambasadën e saj në Kiev, Suedia do të ndjekë të të njëjtin hap sikundër pritet të bëjnë edhe të tjera shtete.


Video