Vrau motrën duke e goditur 17 herë me thikë, 42-vjeçari: Familja nuk më jepte para

3 May 2022, 09:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau motrën duke e goditur 17 herë me thikë, 42-vjeçari:
Isha unë, familja nuk më jepte më para, nuk mund të jetoja më kështu

“Isha unë, familja nuk më jepte më para, nuk mund të jetoja më kështu”, kjo është ajo çfarë tha Alberto Scagni, 42-vjeçari që akuzohet se vrau motrën e tij 34-vjeçare Alice me të paktën 17 plagë me thikë në mbrëmjen e 1 majit në rrugën e Quinto, një zonë banimi në detin e Genova.

 

Të dielën në mbrëmje Alberto shkoi në shtëpinë e motrës së tij. Ai priti me orë të tëra në rrugë dhe kur ajo zbriti me qenin e saj të vogël, ai i bërtiti duke i kërkuar para. Fqinjët dhe i shoqi dolën gjithashtu jashtë kur dëgjuan britmat, megjithatë nuk bën dot asgjë për të ndaluar krimin.

Alice mbeti në tokë, ndërsa vëllai i saj, me thikën ende në dorë dhe rrobat e lyera me gjak, u largua drejt bregdetit ku e gjetën policët. Pikërisht me këtë rast ai do të thoshte se e bëri sepse familja e tij nuk i jepte më para.


Video