Presioni i Kremlinit: Embargoja ndaj naftës do trondiste tregjet globale

5 March 2022, 12:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presioni i Kremlinit: Embargoja ndaj naftës do trondiste tregjet globale

Tregu global i energjisë dhe karburanteve ka qenë një ndër më të goditurit nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Rusia është duke e monitoruar situatën në tregjet ndërkombëtare të energjisë me shumë vëmendje.

Peskov shton se një embargo e mundshme ndaj naftës ruse, që po diskutohet së fundmi nga Perëndimi, do të godiste shumë fort tregjet globale të energjisë.

“Kjo është një çështje që ne e kemi parë nga afër. Sigurisht, kjo situatë mund të ndryshojë në mënyrë dramatike tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe mund të shkaktojë pasoja mjaft serioze”, tha Peskov.

 


Video