Pas Apple edhe Samsung ndalon shitjet në Rusi

5 March 2022, 08:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas Apple edhe Samsung ndalon shitjet në Rusi

Samsung ka ndaluar shitjet në Rusi, si pasojë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Dërgesat në Rusi janë pezulluar “për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike. Ne vazhdojmë të monitorojmë në mënyrë aktive këtë situatë komplekse për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, tha Samsung në një deklaratë të shtunën

Kompania bëri të ditur se do të dhurojë 6 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët.

Samsung është marka më e njohur për celularët në Rusi, me një pjesë të tregut prej 30 për qind në tremujorin e katërt të 2021.

Xiaomi i Kinës ka një pjesë të tregut me 23 për qind, e ndjekur nga Apple me për qind.

Samsung bashkohet me gjigantët e teknologjisë Apple, Intel dhe Microsoft për të ndaluar shitjet dhe shërbimet në Rusi. 


Video