Fillon evakuimi i civilëve në Mariupol 

5 March 2022, 11:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fillon evakuimi i civilëve në Mariupol 

Evakuimi i civilëve nga Mariupol filloi sipas afatit kohor të dhënë nga këshilli i qytetit.

Autobusët janë organizuar për të lëvizur njerëzit në siguri nga tre lokacione në qytet duke filluar nga ora 11:00 me orën lokale.

Banorëve u është thënë gjithashtu se ata mund të përdorin transportin e tyre për të udhëtuar në mënyrë të sigurt përgjatë një rruge specifike në veri-perëndim për në qytetin e Zaporizhzhia gjatë armëpushimit.

Mariupol është bllokuar prej disa ditësh nga forcat ruse. Armëpushimi është vënë edhe rreth qytetit të vogël të Volnovakha.

Megjithatë sipas  zëvendëskryeministres së Ukrainës, Iryna Vereshchuk, Rusia mund të përfitojë nga vendosja e një korridori humanitar që të çojë sipas planit, trupat e saj më tej në Ukrainë. 

Fillon evakuimi i civilëve në Mariupol 

Ajo tha se qeveria e saj po “verifikonte” çdo informacion nëse trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’u afruar me pozicionet ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit.

“Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët – gra dhe fëmijë – si dhe për të dërguar ngarkesa humanitare për ata që kanë mbetur. E gjithë bota po shikon”, pohoi zyrtarja.

Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe do të kryesojë kolonat e evakuimit përgjatë rrugëve të dakorduara jashtë qyteteve, raporton BBC.

Armëpushimi është në fuqi në qytetet Mariupol dhe Volnovakha nga ora 09:00 -16:00 me orën lokale (07:00-14:00 GMT).

 


Video