Kryebashkiaku i Mariupol lë qytetin: Nuk kemi zgjidhje tjetër!

5 March 2022, 10:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryebashkiaku i Mariupol lë qytetin: Nuk kemi zgjidhje tjetër!
Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boychenko

Pas konfirmimit se Rusia ka pranuar krijimin e korridoreve humanitare, kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boychenko, ka deklaruar se nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër veçse të mundësojë evakuimin e civilëve, shkruan BBC

Rusia ka rënë dakord të respektojë një armëpushim nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 pasdite në Mariupol, i cili është përballur me “sulme të pamëshirshme” prej ditësh të tëra.

“Të dashur banorë të Mariupolit, nga sot fillon evakuimi i popullsisë civile në qytet. "Ky nuk është një vendim i lehtë, por, siç e kam thënë gjithmonë, Mariupoli nuk është  vetëm rrugë dhe shtëpi. Mariupol,  jeni ju dhe unë.

“Detyra jonë kryesore ka qenë dhe mbetet gjithmonë mbrojtja e njerëzve.

“Në kushtet ku vendlindja jonë është vazhdimisht nën kërcënimin e pamëshirshëm të pushtuesve, nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’u mundësojmë banorëve, pra mua dhe juve, të largohemi të sigurt nga Mariupoli”, përfundoi kryebashkiaku.

 


Video