Pamje të rënda/ 4 të vdekur dhe 38 të plagosur të shtrirë në tokë pas shpërthimit në Stamboll (VIDEO)

13 November 2022, 16:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda/ 4 të vdekur dhe 38 të plagosur të
Pamjet tronditëse

4 të vdekur dhe 38 të plagosur dyshohet se është bilanci tragjik, i shpërthimit të regjistruar ditën e sotme në rrugën "Beyoglu Istiklal", pranë sheshit "Taksim" në Stamboll të Turqisë.

Shifrat janë bërë me dije dhe nga guvernatori Ali Yerlikaya, i cili ka thënë se: “Sipas raporteve fillestare, nga shpërthimi që ndodhi në rrugën İstiklal, 4 persona humbën jetën dhe 38 u plagosën”.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare se nga çfarë ka ndodhur shpërthimi, teksa dyshohet se kemi të bëjmë me një sulm terrorist. Ekipet e mjekëve, zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Në media, janë publikuar dhe kamerat e sigurisë që kanë kapur momentin e shpërthimit, teksa rruga mbulohet nga një re e zezë tymi.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e rënda të asaj se çfarë la pas shpërthimi, ku dhjetra njerëz të vdekur dhe të plagosur shihen të shtrirë në tokë, teksa të tjerë mundohen t'iu japin ndihmën e parë.

Shpërthimi ka ndodhur në një nga rrugët tregtare më të ngarkuara të qytetit dhe është afër disa atraksioneve turistike. Nga pamjet e publikuara më herët shihej se si qendra persona ia futën vrapit nga frika pas shpërthimit.

Qyteti ka qenë në shënjestër të sulmeve të ISIS në të kaluarën. Në vitin 2017, 39 persona u vranë pasi persona të armatosur hapën zjarr në një klub nate në lagjen Ortakoy. Militantët e ISIS sulmuan gjithashtu aeroportin e Stambollit në vitin 2016, duke vrarë 41 persona.

 


Video