Monumenti i famshëm i "Gurëve Udhërrëfyes" në Georgia të SHBA-së është hedhur në erë me lëndë eksplozivi.
Ende nuk dihen autorë nga persona të paidentifikuar, por personat që ndodheshin aty pranë kanë dëshmuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë. Autortitet amerikane janë duke hetuar për të nxjerrë para drejtësisë autorët. Nga pamjet filmike të postuara në rrjetet sociale, dallohet dëm i konsiderueshëm.
Monumenti me gjashtë pllaka të mëdha guri, ndonëse i ndërtuar në vitin 1980, ka ngjallur kuriozitet të madh vitet e fundit duke u bërë qendër e teorive konspirative për shkak të “udhëzimeve” të shkruara në të.
Në disa gjuhë të ndryshme, në faqet e gurit janë shkruar disa “udhëzime” për njerëzimin, ndër to edhe këshilla për ta mbajtur popullsinë e botës nën 500,000,000 “në balancë me natyrën”.
Më konkretisht ato që shkruheshin aty janë:
a) një botë me më pak se 500 milionë njerëz.
b) një gjuhë e vetme në të gjithë botën.
c) një qeveri dhe një gjykatë e vetme ndërkombëtare që do të qeverisë të gjitha shtetet.
ç) pakësim i të drejtave personale dhe rritje e detyrave sociale (balancim).
Looks like someone took out the Georgia guide stones pic.twitter.com/eGfQSZGXi4
— Luke Rudkowski (@Lukewearechange) July 6, 2022