Një qytetari të Vushtrrisë teksa ishte duke shkuar me taksi në Mitrovicë një pasagjer tjetër me forcë dhe me përdorim të sprayt i ka grabitur 2,500 euro dhe disa dokumente personale. Grabitësi bashkë me taksistin më pas janë larguar në drejtim të paditur, detaj që tregon se grabitja ishte e planifikuar shkruajnë mediat në Kosovë.
Por, një djali të moshës së re që sapo kishte ardhur nga Gjermania ky rrugëtim i kushtoi afro tre mijë euro.
“Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë taxi gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.