Në Spanjë ka patur reagime të ashpra së fundmi ndaj kryeministrit Pedro Sanchez, pas një gjesti të këtij të fundit në Madrid.
Teksa po takonte qytetarët në një rrugë të kryeqytetit Madrid, mes tyre ai i dha dorën edhe një gruaje me ngjyrë. Pasi shtrëngoi dorën me gruan që po i buzëqeshte, kryeministri bëri një akt të shëmtuar, pasi fshiu dorën menjëherë kur u largua.
Ky moment është regjistruar nga kamerat dhe nuk iu ka pëlqyer aspak spanjollëve, duke sjellë mijëra reagime të ashpra ndaj kryeministrit të tyre Pedro Sanchez.
Lidhur me këtë gjest të kryeministrit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Spanjë bënë një deklaratë, duke thënë se veprimi i pamatur i Sanchez ishte një gjest racist që mund të shkaktojë probleme dhe një valë reagimesh.
İspanya Başbakanı Pedro Sanchez siyahi bir kadınla tokalaştıktan sonra ellerini temizledi. pic.twitter.com/H2bamLEeHo
— medyablok (@medyablok) July 5, 2022