Masakra në Bucha, qytetari rus proteston i shtrirë në mes të Moskës

5 April 2022, 13:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masakra në Bucha, qytetari rus proteston i shtrirë në mes të

Një qytetar i guximshëm ka protestuar sot në Moskë, kundër masakrës që tronditi mbarë botën që ndodhi në Bucha.

Protestuesi është shtrirë përtokë dhe duart i ka lidhur, në shenjë kundërshtie për mënyrën se si u ekzekutuan qytetarët ukrainas.

Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e qytetit të Buchas disa me duar të lidhura, kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit. Fotot e protestës janë shpërndarë nga faqja e pavarur ruse, Holod.media.

Stafi i faqes është larguar nga Rusia dhe shpesh është vënë në shënjestër nga autoritetet ruse, por nuk janë bllokuar ende.

Protestuesi është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë dhe një urë pranë katedrales së qytetit.

Masakra në Bucha, qytetari rus proteston i shtrirë në mes të Masakra në Bucha, qytetari rus proteston i shtrirë në mes të 



Video