Zelensky refuzon takimin me Putin

5 April 2022, 10:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky refuzon takimin me Putin
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u është drejtuar ukrainasve në një dalje televizive mëngjesin e së martës.

Sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve Reuters, presidenti ukrainas ndër të tjera është shprehur se ka shumë mundësi që të mos ketë një takim mes tij dhe homologut rus Vladimir Putin.

“Çështja nuk është nëse do të ketë negociata, por sa të fortë jemi në tryezën e bisedimeve. Ukraina do të kërkojë që masakra në Bucha të gjykohet si krim lufte”, citohet Zelensky nga Reuters.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se të paktën 300 civilë janë vrarë në qytezën pranë Kievit, duke e quajtur gjenocid të Rusisë ekzekutimin e civilëve atje. Një ditë më parë, u raportua se ishin mbi 410 persona të vrarë. Rusia, nga ana e saj, i mohon akuzat dhe i konsideron pamjet e trupave të pajetë në Bucha, si false dhe propagandë të Perëndimit.

 


Video