Ushtria ukrainase: Trupat ruse po rigrupohen për të sulmuar në lindje

5 April 2022, 07:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria ukrainase: Trupat ruse po rigrupohen për të sulmuar në
Pamje nga qytetet e shkatërruara ukrainase

Ushtria ukrainase ka publikuar raportin e saj ditor të operacionit dhe thotë se Rusia po rigrupon trupat për një sulm në Ukrainën lindore. 

Qëllimi i Rusisë është që tani të vendosë kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Lugansk, sipas raportit, i cili është publikuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura në Facebook. 

“Kundërshtari po rimbush furnizimet me ushqim, lëndë djegëse dhe materiale lubrifikante e municione”, thuhet në postim, shkruan Sky News.

Në raport thuhej gjithashtu se trupat ruse kryen bombardime në qytetin jugor të Mykolaiv me armë të ndaluara sipas konventës së Gjenevës. 

“Nën zjarrin e armikut ranë lagjet civile dhe institucionet mjekësore, përfshirë spitalin e fëmijëve, ka të vdekur dhe të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.


Video