
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara.
Lajmi është dhënë nga Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield.
“Në bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën dhe anëtarët e tjerë e partnerët tanë në OKB, SHBA do të synojë pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së”, tha Ambasadorja e SHBA në OKB.
Kërkesa mbërrin pas pamjeve horror nga qyteti i Buchas në periferi të Kievit, ku Ukrainë thotë se pas tërheqjes së trupave ruse ka zbuluar varre masive civilës, civilë të vrarë në rrugët dhe lagjet e qytetit në shifra të paktën 410 vetë.
Rusia mohon akuzat, ndërsa mediat perëndimore thonë se pamjet provojnë të kundërtën, duke akuzuar se gjatë tërheqjes, Rusia përdori civilët ukrainas, përfshi këtu të moshuar, gra dhe fëmijë si mburojë njerëzore.