Zelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohë këtë si gjenocid (FOTO)

4 April 2022, 18:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohë
Volodymyr Zelensky ne Bucha

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi sot në qytetin e vogël të Bucha për të parë nga afër krimet dhe shkatërrimet që kanë tronditur gjithë botën.

“Krimet e luftës ishin kryer në Bucha. Bota do ta njohë këtë si gjenocid”, u tha Zelensky gazetarëve në komunitetin e vendosur rreth 25 kilometra në veri-perëndim të Kievit.

Zelensky shoqërohej nga roje sigurie dhe kishte veshur një jelek mbrojtës teksa bënte vlerësimin e shkatërrimit. Trupat dhe tanket e djegura ruse kishin mbushur rrugët.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të BBC-së për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Moskën, lideri ukrainas u përgjigj pozitivisht, “sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropë në shekullin XXI. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe ushtarake”, tha Zelensky shkoi edhe në Irpin dhe Stoyanka, qytete të çliruara gjithashtu nga pushtimi rus.

Zelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohëZelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohëZelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohëZelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohëZelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohëZelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohëZelensky në rrugët e Bucha-s pas masakrës: Bota do ta njohë



Video