
Tërhiqen nga tregu britanik vezët Kinder Surprise. Vendimi u ndërmor pasi është shtuar frika se mund të përmbajnë salmonelë.
Mirror.co.uk raporton se janë tërhequr nga tregu 3 brande të çokollatave ‘Ferrero’ si “masë paraprake” dhe i ka këshilluar njerëzit që të mos i hanë ato pasi përmbajnë salmonelë.
Tërheqja vjen pasi hetimet e udhëhequra nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), Shëndeti Publik i Skocisë, Shëndeti Publik i Uellsit dhe Agjencia e Shëndetit Publik në Irlandën e Veriut të cilat gjetën një lidhje të mundshme midis salmonelës dhe çokollatës Kinder Surprise. FSA tha se vezët janë prodhuar të gjitha në të njëjtën fabrikë në Belgjikë.
Tina Potter, drejtuese e FSA, tha: “Ne mirëpresim qasjen paraprake të ndërmarrë nga Ferrero dhe po këshillojmë konsumatorët që të mos hanë asnjë nga produktet e listuara në alarmin e FSA.
Është vërtet e rëndësishme që konsumatorët të ndjekin këtë këshillë për të shmangur rrezikun e sëmundjes nga helmimi nga salmonela".