Macron shfaqet në fushatë në momente romantike me gruan e tij Brigitte (Foto)

4 April 2022, 10:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Macron shfaqet në fushatë në momente romantike me gruan e tij
Presidenti francez, Emanuel Macron

Kur kanë mbetur vetëm një javë deri në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze më 10 prill, Emanuel Macron  dhe ekipi i tij “po shkelin gazin” për të fituar votat e elektorati. Pardje, të shtunën, presidenti francez iu drejtua një audiencë prej mbi 30,000 njerëzish në një stadium në Paris, në një tubim parazgjedhor që të kujtonte … një koncert ylli rock, sipas medias lokale ‘The Local’.

“Shikoni çfarë ndodhi me Brexit-in dhe shumë zgjedhje të tjera: gjërat që dukeshin të pamundura më në fund ndodhën. Asgjë nuk është e pamundur”, tha Macron. E pranishme në tubimin e rëndësishëm ishte sigurisht Brigitte Macron, e cila u përjetësua në një moment shumë të butë me bashkëshortin e saj nga fotografi zyrtar i Macron, Soazig de la Moissonnière .

Në një postim në Instagram, fotografi i talentuar ka postuar një foto të Macron duke përqafuar Brigitte-n e ulur në gjunjë në dhomën e zhveshjes së stadiumit . Në një pamje tjetër, presidenti francez është ulur në një stol, ndërsa pranë tij qëndron gruaja e tij elegante.

Macron shfaqet në fushatë në momente romantike me gruan e tij

Macron shfaqet në fushatë në momente romantike me gruan e tij

Macron shfaqet në fushatë në momente romantike me gruan e tij



Video