Vladimir Putin pretendon se fiton 140,000 dollarë në vit, jeton në një apartament 800 metra katrorë dhe ka deklaruar si pasuri një rimorkio dhe tre makina.
Megjithatë , sipas disa ekspertëve financiarë, Presidenti rus mund të jetë në fakt njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej 200 miliardë dollarësh.
Media amerikane 'Fortune' ka treguar se Putin, i cili ka një prirje për orët luksoze të nivelit të lartë,disponon një rezidencë prej 1.4 miliardë dollarësh pranë Detit të Zi dhe ka një koleksion prej 58 avionësh dhe helikopterësh. Kjo përfshin një avion prej 716 milionë dollarësh të quajtur "Kremlini Fluturues" që ka një tualet prej ari.
Si njeriu që qëndron pas një lufte që ka tronditur një komb interesimi për çështjet private të Putinit kanë kapur majat gjë për të cilën atij nuk do t'i pëlqejë pasi më parë presidenti rus ka deklaruar:
“Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Ajo duhet të respektohet”.
Megjithatë, që nga pushtimi brutal i Ukrainës nga vendi i tij, detajet janë përhapur në internet duke përfshirë dy vajzat e tij dhe për jetën e tij të fshehtë të dashurisë me një ish-gjimnaste fituese olimpike, Alina Kabaeva (38), e quajtur dikur "gruaja më fleksibile e Rusisë", me të ciëln thuhet se ka dy djem dhe dy vajza binjake shtatëvjeçare me Putinin.
Tani, me sanksione të rënda ndaj individëve dhe kompanive ruse në vazhdën e pushtimit rus, fokusi është kthyer në faktin se sa i pasur është në të vërtetë Putin.
Pavarësisht portretizimit të tij si një burokrat modest, i përkushtuar, i cili gëzon një mënyrë jetese të thjeshtë dhe të klasës së mesme, Putini shihet shpesh me ora luksoze të nivelit të lartë që madje dhe boksieri i njohur Conor McGregor do t'i kishte zili.
Në një foto të publikuar Putin shihet me orën Perpetual Calendar të Patek Philippe që ka një çmim prej 60,000 dollarësh dhe një A Lange & Sohne Toubograph prej 500,000 dollarësh, pasi ka dizajne të tjera ekskluzive.
Ai gjithashtu besohet të jetë pronar i një rezidence prej 190,000 metrash katrorë të quajtur 'Vila e vendit të Putinit' që ndodhet në një shkëmb me pamje nga Deti i Zi.
Me tavane me afreske, një pishinë mermeri të veshur me statuja të perëndive greke dhe një shtëpi pritjeje prej 27,000 metrash katrorë, kushton 2 milionë dollarë në vit për t'u mirëmbajtur dhe ka një staf prej 40 personash.
Kjo rezidencë ka gjithashtu llixha me hamame tradicionale, një sallon muzikor, dhoma për të gjithë stafin e tij, një amfiteatër, një shesh patinazhi, një kazino të stilit Las Vegas dhe një klub nate të pajisur me shtylla striptiste.
E dekoruar nga një markë ekskluzive luksoze italiane e quajtur Citterio Atena, rezidenca përfshin divane të stilit Louis XIV, 500,000 dollarë mobilje për dhomën e ngrënies dhe një tavolinë bar 54,000 dollarë.
Madje një furçe tualeti kushton 850 dollarë dhe mbajtëse letre higjienike 1250 dollarë.
Kremlini mohon pronësinë e Putinit të pallatit, duke thënë se ai i përket një biznesmeni të pasur, por analistët kanë theksuar se asnjë biznesmen nuk mund të ketë prona të ruajtura nga FSB (shërbimi federal i sigurisë ruse) me një zonë të ndaluar fluturimi mbi të.Përveç koleksionit të tij prej 58 avionësh dhe helikopterësh, ai gjithashtu mund të dal në det me një mega jaht 100 milionë dollarësh të projektuar nga një prodhues i nëndetëseve bërthamore nga marina ruse.
Ai është përmendur gjithashtu në dokumentet e famshme Panama Papers që zbuluan një rrjet marrëveshjesh sekrete në det të hapur dhe kredi me vlerë 2 miliardë dollarë në 2016.
Vladimiri, ndërkohë, ka pranuar se është njeriu më i pasur, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën për koleksionin e tij të emocioneve.
"Unë jam i pasur në atë që populli rus më ka besuar dy herë udhëheqjen e një kombi të madh siç është Rusia," tha ai dikur.