
Rusia ka bombarduar depozitat e naftës në portin strategjik të Odesës dhe pamjet e publikuara tregojnë shtëllunga gjigante tymi të zi që shpërthen në ajër, teksa autoritetet ukrainase thonë se deri më tani nuk ka të raportuar për viktima.
Rusia thotë se shënjestroi objektet e naftës në rajon që Ukraina po përdorte për të furnizuar trupat e saj.
Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se shkatërruan një rafineri nafte dhe tre depo karburanti me raketa të lëshuara me precizion të lartë të lëshuara nga nëndetëset dhe anijet luftarake të vendosura në Detin e Zi.

Moska tha se objektet po përdoreshin nga Ukraina për të furnizuar trupat e saj pranë qytetit të Mykolaiv. Odesa është fortifikuar për një sulm të afërt prej javësh tashmë, me anije luftarake ruse që qarkullojnë në brigjet e Detit të Zi.
Pjesa më e madhe e banorëve janë larguar, ose vendosur në vendstrehimet gjigante të qytetit të ngritura që nga koha sovjetike, ndërsa rrugët janë fortifikuar me barriera antitank dhe thasë me rërë.

Por sa e përgatitur është Odesa, duke pasur parasysh paralajmërimin e Presidentit të Ukrainës Zelensky se forcat ruse tani do të fokusohen në kapjen e lindjes dhe jugut?
Disa analistë besojnë se do të jetë e vështirë për Rusinë të marrë Odesën nga deti pa krijuar më parë një bazë në tokë.

Katakombet e mëdha të qytetit - rreth 2,500 km tunele nëntokësore - po ripërdoren si strehimore për sulmet ajrore.
