Biden e cilëson sërish Putin si kriminel lufte: Duhet të përballet në gjyq

4 April 2022, 17:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Biden e cilëson sërish Putin si kriminel lufte: Duhet të
Masakra e Bucha

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka cilësuar sërish Vladimir Putinin si kriminel lufte, teksa ka bërë thirrje që lideri rus të përballet me gjyqin për vrasjet e civilëve në Bucha.

“E keni parë se çfarë ndodhi në Bucha. Putin është një kriminel lufte”, tha Biden.

Biden tha se ai po kërkon të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë, të cilat Moska mohon t’i ketë kryer.

Muajin e kaluar, Presidenti amerikan shkaktoi zemërim në Moskë kur akuzoi për herë të parë Putinin për krime lufte.

Trupat e civilëve, për vrasjen e të cilëve akuzohen ushtarët rusë, janë gjetur të shpërndara në rrugë. Gazetari i BBC, në Bucha ka dëshmuar për pamjet tronditëse që ka parë në bodrumin e një shtëpie ku janë gjetur 5 meshkuj me duar të lidhura, të cilët sipas tij ishin qëlluar për vdekje.


Video