Lufta për pushtimin e Ukrainës nga Rusia ka sjellë dëmtime të infrastrukturës dhe vrasje të civilëve. Edhe pse kanë kaluar mbi 40 ditë nga "operacioni special" siç e quan Putin, imazhet e fatkeqësisë dhe shkatërrimit janë krahasimi i dy fotove të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Këto dy foto tregojnë fytyrën e presidentit Ukrainas, para luftës dhe tani gjatë zhvilimit të saj pushtimit, veçanërisht gjatë vizitës së tij të djeshme, në Boutsa, ku u kryen mizoritë ruse ndaj civilëve.
Gjatë vizitës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka mundësi të mos takohet më me homologun rus, Vladimir Putin. Gjatë një fjalimi në televizionin ukrainas, Zelensky tha se negociatat janë e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës, por ai dhe Putin mund të mos takohen kurrë. “Ukraina do të kërkojë që masakra në Bucha të gjykohet si krim lufte”, citohet Zelensky nga Reuters.