Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen në BE për dy vendet

28 August 2022, 08:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, DASH: Dialogu do të

Pas arritjes së marrëveshjes mes-Serbisë dhe Kosovës për njohjen e dokumenteve për qytetarët ka dhënë një reagim Departamenti Amerikan i Shtetit.

DASH thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një kanal që do të sigurojë që dy vendet të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse.

DASH thotë për ‘Gazetën Ekspres’ se këto marrëveshje do të arrihen përmes dialogut do të bëjnë të mundur që të dyja vendet të nisin procesin e integrimit në BE.  

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thotë DASH.


Video