Lufta në Ukrainë, Moska: Disa propozime paqeje mund të funksionojnë

17 June 2023, 08:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta në Ukrainë, Moska: Disa propozime paqeje mund të
Maria Zakharova

Së fundmi shumë vende kanë ndërmarrë nismën që të bëjnë propozimet e tyre për arritjen e paqes në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë për mediat vendase ka thënë se disa nga këto propozime mund të funksionojnë.

E pyetur nga gazetarët nëse ka ide konkrete të propozuara për paqen, ajo ka theksuar se “sigurisht që ka”.

“E ritheksoj se u jemi mirënjohës të gjitha vendeve, të gjitha shteteve dhe personazheve publike, sepse shumë propozime janë paraqitur personalisht nga personazhe publike ndërkombëtare. Ne u jemi mirënjohës të gjithë atyre që po flasin për paqen, që po bëjnë propozime dhe të cilët janë vënë në dispozicion për këtë”, ka thënë zyrtarja ruse.


Video