Tensionet në veri/ Arrestohet i dyshuari që sulmoi gazetarët në Leposaviç

16 June 2023, 20:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në veri/ Arrestohet i dyshuari që sulmoi gazetarët
Arrestohet i dyshuari që sulmoi gazetarët në Leposaviç

Policia e Kosovës njofton se sot është arritur të identifikohet një person i dyshuar, i cili me datë 29 Maj 2023 në Leposaviq kishte sulmuar gazetarët e disa mediave.

Pas sigurimit të dëshmive, ai është arrestuar sot në orët e pasdites në Leposaviç dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore.

Bëhet e ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. 

Ndërkohë, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kanë reaguar pas sulmit të tri gazetarëve e dy kameramanëve gjatë ditës së sotme në Leposaviç.

Tensionet në veri/ Arrestohet i dyshuari që sulmoi gazetarët

Sipas Ambasadës Britanike, dhuna ndaj gazetarëve është gjithmonë e papranueshme dhe e pajustifikuar.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat, të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në reagim.

Tri gazetare të mediave Klan Kosova, Dukagjini dhe Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ndërsa lëndime kanë marrë edhe dy kameramanë, ku kameramani i RTK-së u rrah brutalisht nga persona të maskuar.


Video