VIDEO/ Tensione në Kosovë, protestuesit serbë sulmojnë me molotov gazetarët!

16 June 2023, 15:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Tensione në Kosovë, protestuesit serbë sulmojnë me

Në Leposaviç është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, të cilit i është thyer edhe kamera.

Në pamjet e dërguara nga gazetarja jonë Venera Xhoxhaj, shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur ministri Elbert Krasniqi po largohej nga ndërtesat e komunës me automjet.

Gjithashtu theksohet se në momentin kur janë larguar për t’i shpëtuar sulmeve me molotov, gazetarëve u kanë rënë telefonat, të cilat ua kanë marrë protestuesit serbë.


Video