Presidenti Biden shkaktoi të qeshura në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi bëri shaka me aktoren Eva Longoria se sa vjeç ishte ai kur e takoi për herë të parë. Aktorja 48-vjeçare e Hollivudit iu bashkua presidentit 80-vjeçar në South Lawn të enjten mbrëma, për një film, raporton "New York Post".
"Ne e kemi njohur njëri-tjetrin për një kohë të gjatë", i tha Biden një turme jashtë rezidencës ekzekutive. “Ajo ishte 17, unë 40”, tha ai me shaka, duke shkaktuar të qeshura. Duket sikur presidenti mund të ketë qenë duke u përpjekur të tregohej shumë më i ri se sa ishte në të vërtetë, kur Longoria ishte adoleshente.
Longoria e mbështeti Biden në vitin 2020, dhe më parë ka qenë pjesë e fushatës kur ai ishte kandidati i Barack Obamës. Më tej ai tha para turmës: "Unë jam burri i Jill Biden". Në një moment gjatë fjalës së tij, një nga publiku bërtiti: "Të dua", dhe Biden iu përgjigj: "Pranoj!"
Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të shfaqur filmin e Longorias, ka shkaktuar shumë polemika. "Flamin' Hot" tregon se si një portier meksikano-amerikan - Richard Montanez - që punonte në Frito-Lay u shiti shefave të tij idenë për të shijuar markën e ushqimeve Cheetos.
“Kur mendoj për filmin e sotëm, mendoj për guximin. Shumë prej jush, paraardhësit tuaj lanë pas gjithçka që dinin për të filluar një jetë të re në Shtetet e Bashkuara", tha Biden për filmin.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mbrojti vendimin për të shfaqur filmin, duke i thënë "Associated Press" se filmi nuk është një dokumentar dhe u shfaq për t'u dhënë amerikanëve me prejardhje të ndryshme një shans për ta parë veten të pasqyruar në film.