Lavrov: Zelensky do konflikt mes NATO-s dhe Rusisë

5 March 2022, 13:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lavrov: Zelensky do konflikt mes NATO-s dhe Rusisë
Sergej Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se presidenti ukrainas po kërkon një përballje ushtarake mes Rusisë dhe NATO.

Reagimi i Lavrov erdhi pas deklaratës së ashpër të Zelensky pas vendimit të ministrave të NATO për të mos vendosur ndalim-fluturimin mbi Ukrainë.

“Zelensky u mërzit që NATO nuk ndërhyri, kjo do të thotë që nuk do ta zgjidhë konfliktin me diplomaci. Po kërkon të provokojë konfliktin kundër Rusisë me pjesëmarrjen e NATO. Kjo është një frenezi ushtarake”, deklaroi Lavrov.


Video