"Jepte informacione te rusët", Ukraina ekzekuton një nga negociatorët e saj me Rusinë

5 March 2022, 13:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jepte informacione te rusët", Ukraina ekzekuton një nga
Denis Kireev

Mediat ukrainase bëjnë me dije se Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës ka ekzekutuar një nga anëtarët e delegacionit që negociojë me Rusinë.

Denis Kireev, anëtar i delegacionit ukrainas në bisedimet e para që u mbajtën në Gomel, u vra nën akuzën për tradhti të lartë.

Sipas burimeve të “Ukrainska Pravda”, Kireev u vra gjatë përpjekjeve të shërbimeve sekrete për ta arrestuar.

I njëjti burim zbulon se kishte prova të forta se ai transmetonte informacione sekrete në Rusi.


Video