Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Televizioni shtetëror koreano-verior, KCNA publikoi të premten pamjet e lëshimit të raketës së parë ndërkontinentale, akt që ngjalli reagimin e komunitetit ndërkombëtar.
Testimi i kësaj rakete të ndaluar nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, sipas pamjeve të publikuara u ndoq nga afër nga lideri Kim Jong Un.
Kim duket në gjendje shumë të mirë, i veshur me një xhup lëkure, model “Top Gun”, dhe syze pilotësh, teksa kontrollon lëshimin e raketës.
Raketa interkontinentale arriti të ngjitej në një lartësi prej 6000 km për të rënë më pas në jug të Japonisë.