Karikatura e ambasadës ruse në Paris që solli reagimin e ashpër të Francës

25 March 2022, 22:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Karikatura e ambasadës ruse në Paris që solli reagimin e

Ambasada ruse në Paris ka publikuar një skicë ku ironizonte Europën, gjë që ka sjellë reagim të ashpër francez.

“Këto postime janë të papranueshme”, tha Ministria e Jashtme franceze.

Ambasadori rus në Ministrinë e Jashtme franceze u thirr pas një postimi të bërë në Tëitter nga ambasada, i cili u cilësua i papranueshëm nga Parisi, duke i bërë thirrje atij që të jepte shpjegime.

Ambasada ruse në Paris dje postoi një skicë ku shfaqet një trup i shtrirë në një tavolinë të quajtur “Europë”, ndërsa personazhet që përshkruhen si SHBA dhe Bashkimin Evropian e “shpojnë” atë me “vaksinat” e rusofobisë, neonazizmit dhe sanksioneve, ndërsa në disa shiringa të tjera lexohej “NATO”, “Covid-19” dhe “Cancel Culture”

Karikatura e ambasadës ruse në Paris që solli reagimin e

“Këto postime janë të papranueshme. “Ne ia kemi bërë të qartë sot ambasadorit rus”, tha ministria e Jashtme franceze në një deklaratë për Reuters.

“Ne po përpiqemi të mbajmë një kanal kërkues dialogu me Rusinë dhe këto veprime janë krejtësisht të papërshtatshme.”


Video